Saranda në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur Haki Spaho

Një lajm i zi vjen për artin e Sarandës këtë të hënë.

Aktori i mirënjohur Haki Spaho është ndarë nga jeta në moshën 70- vjeçare.

Një ishemi cerebrale i ka marrë jetën një nga ikonave të humorit sarandiot.

Haki Spaho ka një karrierë prej 40 vitesh me humorin e tij brilant që i bëri të gjithë për vete, jo vetëm në Sarandë por në gjithë Shqipërinë.

Sarandanews.com i shpreh ngushëllimet familjarëve.