Heqja e shezlloneve në Ksamil, ja si qëndron e vërteta

Sarandanews.com ka zbuluar detajet nga heqja e shezlloneve tek Hotel Kështiella në zonën e Ksamilit.

Pronari i hotelit pretendonte se shezllonet janë hequr për t’ia dhënë një qiramarrësi që nuk plotësonte asnjë kriter për tu paisur me stacin plazhi.

Pronari Altin Sula shton se “Pushtuesi e gjeti të shtruar…është një një qiramarës që nuk plotësonte asnjë kriter për tu paisur me stacin plazhi, besomëni ju lutem.

Plazhi eshtë i invrstuar duke krijuar standarte për pushuesit…i mirmbajtur 12muaj viti, dhe janë paguar taksat rregullisht shtetit dhe janë punësuar dhe siguruar nga biznesi mbi 15 familje në sezon.

Unë vërtet humba një “betej” me të pabesët, por jo “luftën” për  drejtësi.
Ju lutem bëni komentin ashtusikurse e mendoni dhe gjykoni ju!”, shprehet ai.

Ndërkohë, Sarandanews.com ka mësuar se personi në fjalë nuk ka marrë miratimin për të vendosur çadra dhe shezllone, pavarsisht se ai i ka vendosur në mënyrë të paligjshme.

Kjo ka bërë që punonjësit e bashkisë Sarandë të kryejnë detyrë e dorëzimit të stacionit të plazhit tek personat që kanë marrë miratimin për plazh nga Ministria. /Sarandanews.com/