Rama në kantierin e rrugës Kardhiq-Delvinë, vetëm 35 metrat e fundit për hapjen e tunelit të Skërficës

Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në rrugën Kardhiq-Delvinë ku është drejt përfundimit tuneli i Skërficës.

Sipas asaj që tha ministrja e Transporteve, Belina Balluku, kanë mbetur vetëm 35 metrat e fundit për hapjen e tunelit.

Kompania që zbaton investimin pritet t’i përfundojë brenda javës së ardhshme. Përfundimi i kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore në jug të vendit e shkurton distancën e Tiranës me Sarandën në vetëm 3 orë, si dhe bën pjesë të xhiros ekonomike një zonë shumë të bukur natyrore.

Rama shoqërohej në këtë kantier edhe nga deputja Mirela Kumbaro e kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi.