“Në shtator gati”. Kryeministri inspekton punimet në rrugën që lidh Vlorën me Tepelenën

Ka përfunduar pjesa më e madhe e punimeve në rrugën Dukaj-Sinanaj, që lidh Tepelenën me Vlorën.

Kryministri Edi Rama, i cili inspektoi punimet ditën e sotme bashkë me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, deklaroi se në shtator rruga do të jetë gati.

Në rrugën Dukaj-Sinanaj, që lidh Tepelenën me Vlorën, e cila ka përfunduar 75% të volumit të punimeve.

Në shtator rruga do të jetë gati 100%, jo vetëm si një aks i rëndësishëm për fermerët e bujtinat e kësaj zone, por për ta kthyer Tepelenën në një pikë distribucioni të lëvizjes së turistëve”, tha Rama.