Nga nesër Qafë Bota do jetë e hapur 24 orë

Duke nisur nga dita e neserme dogana e Qafë-Botës, në kufirin greko-shqiptar në Thesprotia do të jetë e hapur për qytetarët 24 orë.

Aktualisht kufiri për hyrjet sasiore në këtë dogandë është 250 persona në ditë, trksa tashmë është hequr ky kufizim gjë e cila pritet të lehtësojë trafikun turistik dhe tregtar.

Inspektimet shëndetësore do të vazhdojnë të kryhen si nga një njësi EODY ashtu edhe nga njësi private, të tilla si ato që veprojnë tashmë në portin e Igumenicës. Zyra doganore Mavromati, e cila qëndroi e mbyllur për më shumë se një vit gjatë një serie bllokimesh, u rihap në fillim të qershorit. Kjo zyre shërben më shumë se 600,000 kalime në vit.