Greqi, një tjetër grua me koronavirus, shkon në tre numri i të prekurve

Shënohet rasti i tretë i personit të prekur me koronavirus në Greqi. Bëhet fjalë për një tjetër grua në Athinë. Mësohet se dy prej tyre janë në Selanik dhe një në Athinë.

Sipas informacioneve thuhet se edhe fëmija i 3-vjeçares që u konstatua dje e infektuar me Covid1 rezulton pozitiv.

Prej ditës së djeshme është mbyllur shkolla ku fëmija mëson, ndërsa po dezinfektohet ndërtesa e kësaj shkolle. Gjithashtu priten për pak orë analizat e personave që kanë patur kontakt me 38-vjeçaren, pasi është kthyer nga Italia.

Ndërkohë, ditën e djeshme u regjistrua rasti i parë i një personit të prekur me koronavirus.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 14 viktima dhe 456 të infektuar, ndërkohë numri i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë.

Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.747 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.