Himarë/ Zënia e hapsirave publike, procedohen penalisht 4 shtetas

Procedohen penalisht 4 shtetas, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Gjatë ditës së djeshme, në vijim të fazës së dytë të operacionit “Bregdeti ynë”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u proceduan penalisht shtetasit:

Ll. Sh, M. Sh, banues në fshatin Vuno, A. Z, dhe M. DH, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Gjipes, u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike duke vendosur 57 çadra pa lejen e organeve kompetente.