Adrian Gurma sqaron qytetarët për punimet tek plazhi tek bulevardi “Hasan Tahsini”

Edhe kryebashkiaku Adrian Gurma ka reaguar në lidhje me punimet që po kryhen tek bulevardi “Hasan Tahsini”.

Një koment i një qytetari tek faqja zyrtare e kryebashkiakut Adrian Gurma vinte në dukje problematikën tek ky plazh ku shprehej:

“Z Adrian plazhi te bulevardi Hasan Tahsini ne gjendje shume te keqe i pa pastruar nga bazat inerte me shume gure e hekurishte”, shkruante qytetari të cilit i është përgjigjur vet kryebashkiaku Gurma.

“Thoma Mako  po punohet aty për sistemimin e plazhit”, sqaron Gurma. /Sarandanews.com/