VIDEO/ Dita e dytë nga aksioni i IMT-së për shembjen e godinave pa leje në Ksamil

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit është sot në ditën e dytë të operacionit për prishjen e të gjitha objekteve pa leje, të cilat janë ndërtuar rreth zonave bregdetare të vendit.

Aksioni i IMT nisi një ditë më parë me dy prej zonave më turistike në vend, Velipoja dhe në skajin jugor të Ksamilit, duke vijuar më pas në drejtimet respektive me prishjen e objekteve zonë pas zone.

Në zonën e Ksamilit janë planifikuar të prishen 30 objekte pa leje.

Në aksionin e nisur në Ksamil, ka pasur edhe përplasje mes pronarëve dhe efektivëve të policisë. Madje, një grua është shfaqur duke debatuar me policinë, teksa qante dhe kërkonte shpjegime për shembjen e ndërtesës së saj.