Sarandë, prishja e hotelit te Gjiri i Manastirit, zbulohet investitori që do ndërtojë kompleksin luksoz të vilave

Zbulohet investitori i Gjirit të Manastirit në Sarandë. Prej ditësh komuniteti në Sarandë zjen për prishjen e një godine hotel në Gjirin e Manastirit, ku poseduesit aktual Stavri dhe Anila Ballkoni pretendojnë se kanë 20 vjet që shfrytëzojnë pronën dhe akuzojnë për interesa mafioze për marrjen e pronës së tyre.

Por, ndryshe nga sa pretendojnë dy poseduesit, pronari i truallit me letra është Fredi Kasemi, që në fakt, është vëllai i Anila Ballkonit.

Kasemi, i cili ka dalë në media dhe me dokumente, ka lajmëruar të motrën ti lirojë pronën që e ka marrë në shfrytëzim për 18 vjet sepse kërkon ta zhvillojë atë.

Rezulton sipas dokumenteve, se Fredi Kasemi, ka lidhur marrëveshje me kompaninë e ndërtimit Albstar. Eshtë kompania që ka ndërtuar edhe Arenën Kombëtare në mes të Tiranës dhe pretendon zhvillimin e zonës me kompleks vilash luksoze.

Kasemi, si pronar i truallit, pretendon se planet dhe projektet i ka diskutuar edhe me të motrën që do të jetë pjestare te investimi i ri, por siç vërehet ditët e fundit, palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Ndërkohë kompania Albstar, në marrëveshje me pronarin, ka miratuar në Këshillin e Rregullimit të Territorit kompleksin e ri turistik, i cili pret të fillojë nga puna, pasi të lirohet objekti ekzistues.

Katër ditë më parë, dy poseduesit e hotelit në Gjirin e Manastirit deklaruan se kanë marrë njoftimin për prishje nga Inspektoriati I Rregullimit të Territorit, në kuadër të projektit “Bregdeti ynë” që ka nisur nga qeveria shqiptare për prishjen e objekteve pa leje.

Dhe në krah të kompanisë, por edhe zhvillimit të zonës, ka dalë edhe pronari Fredi Kasemi, që deklaron se Plazhi I Gjirit të Manastirit do të jetë model për zhvillimin e turizmit të zones.

Projekti i kompleksit te vilave
Projekti i zhvillimit i nxjerr nga pronari
Hoteli aktual tek Gjiri i Manastirit