Të maskuar dhe të armatosur, FNSH zbarkon në Sarandë, kontrolle për kapjen e autorëve

Forcat e Ndërhrjes së Shpejtë kanë zbarkuar në Sarandë pas plagosje së biznesmenit Spiro Iljadhi, pronarit të lokalit të njohur ‘Orange Club’.

Në lidhje me plagosjen e ndodhur rreth orës 03:50 të mëngjesit të sotëm, policia ka shpallur në kërkim tre autorë të dyshuar dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre. Ata janë shtetasit: Andrea Çaushi 35 vjeç, Visi Çaushi 33 vjeç (vëllezër) dhe Redjan 33 vjeç, të tre banues në Tepelenë.

Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, FNSH ka ngritur pika kontrolli në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës ku po kryhen kontrolle në automjte për të evidentuar persona me precedentë penal që mund të lëvizin të armatosur.

Biznesmeni 35-vjeçar u qëllua jashtë biznesit të tij dhe u transportua në gjendje të rëndë drejt Traumës si pasojë e plagëve të marra në bark.

I lënduar ka mbetur gjithashtu dhe një kalimtar i rastit me inicialet Mario Jani, 33-vjeç dhe me shtetësi shqiptaro-amerikane. 33-vjeçari rezulton banues në Tiranë dhe ndodhej në Sarandë për pushime.