Sarandë- Ksamil, IKMT largon inertet nga territori

Paralel me prishjen e ndërtimeve pa leje, që kanë uzurpuar hapësirat publike në Sarandë, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vijon me largimin e inerteve nga territori.

IKMT ndau sot pamje nga shembja e një objekti në Ksamil, por edhe nga aksioni që po kryhet në pika të tjera të qytetit bregdetar të Sarandës për largimin e inerteve, pas prishjes së objekteve pa leje.

Operacioni “Bregdeti ynë” nisi në 7 qershor nga Velipoja dhe Ksamili dhe synon prishjen e ndërtimeve pa leje, fillimisht në gjithë zonën bregdetare.

Ditën e djeshme operacioni vijoi me prishjen e ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit, Durrës.

Ndërkohë pas pastrimit të zonës bregdetare do të nisë edhe shembja e ndërtimeve pa leje në zonat e mbrojtura dhe përgjatë akseve rrugore në mbarë vendin.