Pamje të rënda/ Shihni si u ekzekutua shqiptari Aris Papa në Athinë (VIDEO)

Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit të ekzekutimit të shqiptarit Aris Papas në datë 30 Maj në qendër të Athinës në një kafene. 32-vjeçari i akuzuar dhe përfshirë në vrasje dhe drogë ishte zhytur në telefon kur u ekzekutua nga një killer gjakftohtë, i cili iu afrua me qetësi duke e qëlluar në trup dhe kokë me pistoletë.

Në pamje duket momenti kur shqiptari ende i vetëdijshëm bie në tokë dhe zvarritet me vështirësi u futur brenda lokalit, por disa sekonda më pas ndërroi jetë pasi goditjet ishin fatale. Klientët dhe punonjësit e lokalit të alarmuar largohen me shpejtësi duke njoftuar policinë. Shqiptari u kishte shpëtuar më parë tre atentateve, por ditën që nuk kishte anti-plumb veshur u ekzekutua.

Ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen. Por video mund të ndihmojë autoritetet për të zbuluar autorin, edhe pse do të jetë shumë e vështirë, pasi ishte me kokore. Ai kishte veshur pantallona me ngjyrë të hapur dhe një bluzë të errët me shkronja të kuqe.