Finiq, trashëgimia kulturore në fshatrat e minoritetit, ndër prioritetet e Bashkise

Evidentimi, ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore në fshatrat e minoritetit grek, përben nje nga fokuset e punes se Bashkise Finiq.

Krahas angazhimeve per permriesimin e infrastruktures, nje rendesi po merr përhere e më teper ne kete Bashki puna per promovimin e trashegimise kulturore artistike ne e Qendrën Kulturore “Katina Pappa” në Livadhja, e cila u perfundua pak kohe me parë nëpërmjet programit ndërkufitar “Rhythm”.

Nderkaq, trashëgimia kulturore në fshatrat e minoritetit grek ne Shqiperi eshtë edhe në vëmendjen e përhershme te Ambasades se Greqise ne Tirane. Ne kete kuadër, Ambasadorja e Greqisë në Tiranë Sofia Filippidou e shoqeruar nga Kryebashkiaku Kristo Kiço, zhvilloi nje vizite pune dhe takime me drejtuese te Shoqatës Kulturore “Shën Kozmai” ne Livadhja, ne mjediset e Qendrës Kulturore “Katina Pappa” .Ne këte takim kryetara e Shoqatës,Aneta Gudi e ka njohur diplomaten greke me aktivitetet e Shoqates dhe vizionin per te arrdhmen.

Me interes ne investimet ne fushen e trashegimise kulturore ne Bashkine e Finqit eshte edhe objetkivi per ngritjen e nje Muzeu te Kultures dhe Trashegimise ne fshatin Dhrovjan, i perzgjedhur edhe ne programin e Qeverise “100 fshatra”, për trashegimine.

Gjate nje vizite ne fshatin Dhrovjan te Ambasadores greke Sofia Filippidou , kjo e fundit e shoqeruar nga Kryetari i Bashkisë Kristo Kiço dhe Kryetari i Fshatit, Pavllo Zoto; vizitoi dhe u njoh ne kete fshat me një numër objektesh te trashegimise ndertimore të 200 viteve te fundit; me idene e Muzeut te Kultures Materiale si dhe me investimet kryesisht ne fushë të infrastruktures rrugore .

Ne fshatin turistik malor të Dhrovjanit dhe ne fshatra te tjera te kesaj Bashkie, pritet qe nje impakt ne fushën e turizmit dhe rivitalizimin e trashegimisë kulturore, të ketë edhe zbatimi i projektit MileSTONES III, me financim nga BE.

Bashkia Finiq, pjesë e Qarkut Vlorës,me 5 Njësi Administrative , në Finiq, Livadhja , Mesopotam, Dhivër, dhe Aliko , perbëhet nga 58 fshatra.