Presidenti Adrian Gurma organizon takim falenderues për ngjitjen e Butrintit në Kategorinë e Parë

Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma, në cilësinë e Presidentit të ekipit të futbollit “Butrinti”, ditën e martë, më 8 qershor 2021, ora 19:30 organizon, në ambientet e “Bougainville Bay Resort &Spa”, takimin falenderues,ndaj skuadrës për ngjitjen në Kategorinë e Parë,si dhe ndaj tifozerisë së zjarrtë si “Lojtari i 12-të”,për mbështetjen e fuqishme ndaj ekipit gjatë gjithë kampionatit.

Pas 5 viteve Butrinti arriti që të bënte këtë vit një sezon fantastik që u kurorëzua me objektivin që i kishin vendosur vetes, ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Një meritë që i shkon gjithë grupit të lojtarëve, stafit teknik, tifozerisë, e presidentit Gurma, i cili që prej marrjes së detyrës ka premtuar ringritjen e futbollit në Sarandës, një premtim tashmë i mbajtur.