OBSH miraton për përdorim vaksinat Sinovac dhe CoronaVac
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu njofton se OBSh ka miratuar për përdorim emergjent kundër covid vaksinat e kompanisë Sinovac, CoronaVac.
“OBSH miraton përdorimin emergjent të vaksinës së kompanisë Sinovac, CoronaVac Covid-19, duke garantuar që plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit”, njofton Manastirliu.