DETAJET nga aksidenti në Sarandë/ Po punonin mbi çati, era e fortë hedh poshtë dy punëtorët

SARANDË– Mehmet Metali, 35 vjeç dhe Sokol Cukari, 31 vjeç, janë rrëzuar nga era e fortë teksa punonin në çatinë e një shtëpie. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shelegar të Sarandës, mesditën e sotme.

Era e fortë ka shtyrë llamarinën ku po punonin dy të rinjtë dhe ka bërë që ata të binin poshtë. Të dy punëtorët u transportuan në urgjencën “Stefan Mekshi” në Sarandë.

Cukari ka pësuar dëme të mëdha në këmbë dhe për këtë arsye i është nënshtruar dhe një operacioni, kurse Metali është nisur me helikopter drejt Sarandës për shkak të dëmeve që ka marrë në shtyllën kurrizore.

Njoftimi i policisë: Në orën 14:30, në spitalin e Sarandës janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasit S. Ç., 31 vjeç dhe M. M., 35 vjeç, të cilët dyshohen se janë rrëzuar aksidentalisht nga një objekt ku po kryenin riparime në fshatin Shelegar, Sarandë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.