Vdekja kamerierit në Sarandë, dëshmitari: Po prisnim këngëtarin, stafi filloi të bërtiste! Ishte shumë e dhimbshme

Antonio Delilaj, vetëm 17-vjeç humbi jetën tragjikisht në lokalin e famshëm të natës në Sarandë, “Orange”.

Një qytetar i cili ishte i pranishëm në klubin e natës, bëri të ditur se ata ishin duke pritur këngëtarët të dilnin në skenë, por stafi filloi të bërtiste e më pas erdhi ambulanca.

“Ishte shumë e dhimbshme po prisnim te dilnin këngëtarët në skena kur filluan duke bërtitur stafi.

Erdhi ambulanca e nxorën të shkretin pa jetë… gjynah djali ri kjo është jeta se dimë kur e kemi”- thotë një dëshmitar te JOQ.