Vlora ndryshe nga qytetet e tjera, nis të vaksinojë të moshuarit mbi 90 vjeç

Nis me paqartësi procesi i vaksinimit për moshën e tretë në Vlorë. Të moshuar, mbi 70 vjeç, kanë pritur para ambienteve të vaksinimit.

Disa prej tyre janë futur brenda këtyre ambienteve, por më pas janë nxjerrë sërish jashtë pa bërë vaksinën.

Disa prej të moshuarve u shprehën se nuk kishte vaksina. Megjithatë, nga institucionet e shëndetësisë është deklaruar menjëherë se nuk ka mungesë vaksinash, por ishte planifikuar që të fillonte vaksinimi për të moshuarit mbi 90 vjeç dhe se ishin në pritje të kartelave dhe listave nga mjekët e familjes.

Gjithsesi, pas disa orësh vonese, vaksinimi nisi për të moshuarit mbi 90 vjeç, ndërsa ata mbi 80 vjeç, që janë planifikuar të vaksinohen, janë mbi 2300 persona.