“Në Ksamil për të prekur, diskutuar, dhe zgjidhur shqetësimet”, Adrian Gurma vijon takimet me qytetarët

Kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma ka vijuar takimet këtë të diel në zonën e Ksamili.

Gurma ka zhvilluar takime dhe biseda me shumë banorë të disa lagjeve kryesore të Ksamilit, ku është njohur, diskutuar, dhe zgjidhur problematikat që shoqërojnë këta qyetetarë.

“Ishim sot në Ksamil,ku u takuam me banorët e rrugëve “Mallakastra”,”Nënë Tereza”,Përmeti”dhe“Çamëria” ,për të prekur nga afër problemet e shqetësimet e tyre dhe për të adresuar sic duhet në kohë zgjidhjen e tyre”, shkruan Gurma në rrjetet sociale./Sarandanews.com/