E rëndë në Korfuz/ Mediet fqinje: Vritet çifti francez dhe një grek. Autori i kishte bërë pritë dhe qëlloi pa mëshirë
Një vrasje e trefishtë ka ndodhur në ishullin e Korfuzit në Greqi.
Mediet fqinje shkruajnë se viktimat janë një çift francez dhe 1 shtetas grek.
Autori ende i panjohur nga autoritetet, i cili ka vendosur të arratiset, dyshohet se i kishte zënë pritë në një rrugë anësore të zonës dhe sapo pa çiftin, filloi të qëllonte pa mëshirë duke i vrarë ata në vend.
Motivet e krimit ende nuk dihen.