Adrian Gurma në Metoq e Shelegar: Të dëgjojmë e zgjidhim shqetësimet e banorëve  

Ndalesa e radhës e kryebashkiakut Adrian Gurma dhe stafit të tij ka qenë në Metoq dhe Shelegar.

Fokusi i takimit me qytetarët ka qenë rreth problematikave të tyre dhe zgjidhja e tyre.

“Ishim në Metoq dhe Shelegar, në dëgjesat publike, ku prekëm nga afër shqetësimet e banorëve dhe diskutuam mbi atë çka duhet të përmirësojmë në vitin e ardhshëm, në shërbimet karshi komunitetit dhe në investimet në këto zona”, shkruan Adrian Gurma. /Sarandanews.com/