E rëndë në Korfuz/ Mediet fqinje: Vritet çifti francez dhe një grek. Autori i kishte bërë pritë dhe qëlloi pa mëshirë

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur në ishullin e Korfuzit në Greqi.

Mediet fqinje shkruajnë se viktimat janë një çift francez dhe 1 shtetas grek.

Autori ende i panjohur nga autoritetet, i cili ka vendosur të arratiset, dyshohet se i kishte zënë pritë në një rrugë anësore të zonës dhe sapo pa çiftin, filloi të qëllonte pa mëshirë duke i vrarë ata në vend.

Motivet e krimit ende nuk dihen.