Zaptuan foltoren e Kuvendit, deputetja e Sarandës: Edi Rama po na korrupton FBI-në

Deputetja e Rithemelimit Ina Zhupa, së bashku me deputetët e tjerë dhe Sali Berishën në krye zaptuan këtë të enjte foltoren e Kuvendit me arsyetimet qesharake se Edi Rama ka korruptuar FBI-në.

Një ndër to ishte dhe deputetja e Sarandës Ina Zhupa, e cila me tone të larta bërtiste në parlament për këtë “skandal”, siç e cilësonte ajo.

“Ja pse u zhduk sot nga parlamenti dhe ushtaret e tij mbyllen punimet dhe nuk lejuan opoziten te flasi.

FBI nuk ka kërkuar vetëm hetimin e Charles McGonigal, por edhe të atyre që janë në materialet e inteceptuara. Edi Rama është zyrtarisht objekt hetimi i një dosjeje të FBI”, u shpreh deputetja e Sarandës.