‘Dhëndri iku pa paguar’/ Italiani bën dasmën në Vlorë dhe paguan me çek fals!

Në Vlorë, një italian i ka bërë gjëmën një hoteli. Ai është martuar me një shqiptare në një ceremoni të madhe, duke akomoduar për një javë dasmorët në hotel dhe ka paguar me çek fals. Denoncimin e ka bërë vetë hoteli në Facebook.

“Italiani që shihni në foto u martua me një shtetase shqiptare. Deri këtu duhet e gjitha në rregull, përveç një detaji! Dhëndri iku pa paguar, në fakt pagoi me çek falso të gjithë dasmën dhe akomodimin e tij dhe miqve të tyre për një javë! Në kushtet që biznesi mezi pret sezonin të rimëkëmbet, një mashtrim i tillë na dëmton rëndë financiarisht! Nëse ndokush e njeh, mirë është ta lajmëroj të bëhet i gjallë, ndryshe e sheh Shqipërinë nga google earth! Sigurisht që rastin do referohet në polici, sepse një mashtrim i tillë nuk mund dhe nuk duhet të mbetet i pandëshkuar. P.s i bën gjithë ceremoninë, i akomodohen një javë në hotel gjithë dasmorët…epo kjo është shumë”, thuhet në postimin e hotelit.