Ambasadorja amerikane Yuri Kim viziton sërish Sarandën

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zgjedhur Sarandën për të pushuar gjatë këtyre ditëve.

Kim së bashku me një grup miqsh të saj po qëndrojnë në Sarandë tek hoteli i njohur “Hotel Demi”.

Është vetë pronari i hotelit Avenir Demi, ai i cili ka postuar foton e ambasadores duke i uruar mirëseardhjen sërish në qytetin e bukur të Sarandës. /Sarandanews.com/