“As test Covid, apo dokument tjetër”, Shqipëria hap kufijtë për turistët
Të gjithë qytetarët shqiptarë e të huaj të cilët zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet mund ta bëjnë atë pa asnjë problem apo pengesë.
Me anë të një njoftimi në Facebook, Ministria e Punëve të Jashtme thekson se të gjithë turistët mund të vizitojnë Shqipërinë pa asnjë kufizim në hyrje, pra pa test Covid-i dhe pa ndonjë dokument tjetër të veçantë gjatë sezonit turistik.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj se për të vizituar Shqipërinë, nuk ka asnjë kufizim në hyrje, nuk kërkohet as testi Covid-19 dhe asnjë dokument tjetër i veçantë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Ndërkohë që për më shumë informacion, Ministria e Punëve të Jashtme vë në dispozicion një link ku mund të mësoni të gjitha detajet: https://bit.ly/3uS3F5l