Adrian Gurma uron talentin Martin Xuxi për fitoren e çmimit të parë në Konkursin Ndërkombëtar “Tirana Talent”

Martin Xuxi violinisti 13 vjecar që fitoi Çmimin e Parë në Konkursin Ndërkombëtar “Tirana Talent”, u nderua me Çertifikatën e Mirënjohjejes nga Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma i cili e përgëzoi dhe uroi për këtë arritje në rrugën e rritjes së tij si violinist i të ardhmes duke i shprehur mbështetjen e tij për sfidat që e presin, si një talent si ai.

“Me Martinin ë u kthye në Sarandë me Çmimin e Parë nga Konkursi Ndërkombëtar “Tirana Talent”, dhe mori Çertifikatën e Mirënjohjejes nga Bashkia Sarandë.

Një talent si ty ka gjithë simpatinë e mirënjohjen time, si dhe mbështetjen që të duhet, për sfidat që të presin në të ardhmen. Suksese Martin”, shkruan Gurma në rrjetet sociale.