Rama i gjen një post delvinjotit Ardi Veliut në kabinetin qeveritar

“Mezi pres të punojmë sërish së bashku në të ardhmen dhe në shërbim të vendit tonë e njerëzve tanë”.

Kjo ishte fjalia e fundit në letrën e Ardi Veliut, që Edi Rama zgjodhi  ta bënte publike për të njoftuar largimin e të tij nga drejtimi i Policisë së Shtetit.

Duket se kryeministri e ka dëgjuar dëshirën apo lutjen e ish-kryepolicit ndonëse në po atë letër Ardi Veliu ishte kontradiktor sepse shprehej gjithashtu se donte të qëndronte pranë fëmijëve, që tani janë në një moshë delikate. Sidoqoftë, për të është menduar një post në kabinetin qeveritar në nivel zv.ministri.

Nuk është as te Ministria e Brendshme apo e Mbrojtjes, por te Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ardi Veliu pritet të marrë postin e zëvendësit të Belinda Ballukut.

Një burim pranë këtij dikasteri i tha Lapsi.al se zyrtarizimi i tij pritet të bëhet në ditët e ardhshme.