VIDEO/ Sarandë: E rrallë me artin e saj Hajrie Gjinika

Arti nuk ka kufi. Bëhet në skenë nga artistë, por art mund të bësh edhe në telajo pikture apo skulpturë, art edhe në punimet me dorë. Por art ishte edhe ajo që e bënte Hajrie Gjinika, një grua talent në punën e vet. E takuam rastësisht. Ishte në kulmin e krijimit artistik të një gjetjeje të veçantë, që jo shumë e bëjnë.

Ishte e përqëndruar në një pikturë, por çuditërisht jo me laps apo bojëra uji, por tablo pikture të punuar me ngjitje të rruazave. “Punohet me maket, na thotë Hajria dhe ecet në mbushje të skicave me kode dhe ngjyra.

Eshtë një punë sa e bukur por edhe antistres, shprehet Hajria”. Puna që kish në dorë Hajria, një ëngjëll i thurrur me rruaza ishte puna e dytë për artizanen Hajrie. Punonte për qef jo për tregti. Edhe pse ishte një punë e lodhshme dhe që kërkonte shumë vëmendje për Hajrie Gjinikën ishte dëshirë dhe pasion.

E kur puna ka në vetëvete dashuri nuk ka se si të mos të të pëlqejë, përcjell mesazhin artizania Hajrie, që njëherësh shpreh dëshirën të bëhet edhe pjesë e panaireve të artizanëve kur t’i krijohet mundësia