Zërat për largim nga PD? Reagon Jolio Dine: Qëndrimin në politikë e kam detyrim për t’iu shërbyer njerëzve e për të lënë emër në historinë e Sarandës

Nga Jolio Dine

Duke marr shkas por edhe duke respektuar njekohesisht shkrimet e mediave te ndryshme qe flasin per “qendrime te caktuara te Jolio Dines ne politike”, dua te bej nje reagim publik per hir te gjithe dashamiresve, miqve dhe bashkeqytetareve te mi.

Kam hyre ne politiken aktive si misionar, e kam theksuar disa here kete. E kam pare, e shoh dhe do e shoh politiken si menyre per t’i sherbyer vendit tim dhe bashkeqytetareve te mi.

Ne karakterin dhe filozofine time dhe te familjes time eshte skalitur thelle, jo sot por prej dekadash, deshira dhe pasioni per te bere mire nder njerez e per te lene po nje emer te tille ne historine e Sarandes dhe me gjere.

Jam votebesuar ne zgjedhjet e prillit nga mijera qytetare. Jane lexuar te vlefshme vetem 2117 vota personale te miat ne gjithe Qarkun e Vlores.

Ne kete nje muaj paszgjedhor kam mesuar dhe kam faktuar se qindra qytetareve te tjere nuk u eshte lexuar vota e destinuar per mua, ca nga gabimi njerezor qe e ka nxjerre ate te pavlefshme (rasti i dy kutive ne fshatin Shales ku nga 44 vota te pavlefshme, 34 ishin te kandidatures time e shume raste ne kutite e Bashkise Sarande) dhe ca sepse vullneti i qytetareve eshte deformuar (faktuar rast kur vota te miat ne Navarice, Borsh, Shkalle, Dermish etj jane lexuar por jo shenuar ne procesverbalin perfundimtar).

E ne keto kushte, me kete mbeshtetje masive qytetare, kryesisht nga njerez te thjeshte qe ne shumicen e rasteve tek une kane pare Jolin dhe jo partine, kane treguar mirenjohjen ndaj kontributit tim nder vite ndaj tyre dhe zones tone, kane mbeshtetur bashkeqytetarin, lagjarin, mikun, shokun e dashamiresin, tashme QENDRIMIN NE POLITIKE E KAM DETYRIM!