FOTO/ Timonieri nuk ankoron dot anijen, Soreca dhe Anila Denaj kthehen andej nga erdhën

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sarandë, ku qytetarët po presin fillimin e ceremonisë së çeljes së sezonit turistik në Sarandë.

Çelja e sezonit turistik do të bëhej në praninë e ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca dhe ministres Anila Denaj, të cilët së bashku me kryetarin e bashkisë dhe disa drejtorë do të mbërrinin në ceremoni me anije.

Por timonieri i anijes nuk ka mundur të ankorojë anijen në breg për shkak të erës së fortë, duke u detyruar të kthehet edhe njëherë andej nga erdhi, ndaj edhe Soreca me Denajn nuk kanë arritur të mbërrijnë në ceremoni edhe pse qytetarët po i presin prej orësh.

192291055 146730537443874 5142119744978092281 n
191883241 1842436249267368 4715542044446759458 n
191709736 287759362993850 4523601480438119418 n