Jim Belushi në Lazarat, kryebashkiaku Gjirokastrës poston foton me aktorin

Aktori i njohur shqiptar, Jim Belushi ka vizituar së fundmi Lazaratin.

Ka qenë kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi që ka postuar një foto me aktorin nga Lazarari, teksa shkruan se pavarësisht së shkuarës fshati ka potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit.

“Me të madhin Jim Belushi në Lazarat, për të eksploruar fshatin që pavarësisht të shkuarës, ka potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit dhe është gjithashtu një shesh-xhirimi perfekt për projekte kinematografike ndërkombëtare si ai që po bën aktori shqiptaro-amerikan. Të tjerat më vonë…”  shkruan Golemi.

Kujtojmë që aktori pej disa distësh ndodhet në Shqipëri pasi do të realizojë një dokumentar, që do të transmetohet së shpejti në median amerikane.