Vlora çel sezonin turistik, Dritan Leli: Sezon të mbarë për të gjithë
Vlora ka çelur këtë të shtunë sezonin turistik në një festë të organizuar nga ana e bashkisë ku ishin të pranishëm qindra qytetarë e turistë si dhe këngëtarë të njohur shqiptar.
Në një mesazh kryebashkiaku Dritan Leli u ka uruar të gjithëve një sezon të mbarë turistik gjithënjë duke respektuar dhe masat e pandemisë.
“Pas muajve të gjatë e të vështirë të pandemisë, drita e shpresës, falë vaksinimit masiv, po lejon turizmin të jetojë si më parë.
Bashkë me përfaqësuesit e bizneseve në Qendrën Historike, që rrezikuan më shumë se të tjerët duke e ngritur punën në kohën e lëvizjeve të kufizuara, çelëm sot sezonin turistik nga zona më e vizituar e vitit të fundit.
Shpresoj për të gjithë një sezon të mbarë gjatë të cilit të shijoni muzikën, lirinë, diellin e detin, por duke qenë gjithnjë të kujdesshëm për të respektuar rregullat! Ju presim në Vlorë!”, shkruan Leli. /Sarandanews.com/