VIDEO/ Përplasje në Sarandë! Kryekamerieri shtyn efektivin e forcave “Shqiponja”, pasi iu kërkua të ulte muzikën në lokal

Efektivët e forcave “Shqiponja” në Sarandë kanë shoqëruar një person, pasi ky i fundit i ka kundërshtuar me forcë uniformat e Shtetit.

Videoja e publikuar tregon momentin kur një natë më parë, në orën 20:13, efektivët e policisë shkojnë në një lokalet në rrugën Turizëm–Kanali i Çukës në Sarandë, duke kërkuar uljen e muzikës.

Por, forcat “Shqiponja”, kanë hasur në kundërshtimin e personit në fjalë, i cili paraprakisht raportohet se është kryekamerieri i lokalit, të cilit ende nuk i është zbardhur identiteti. Kryekamerieri nuk kap ranuar të ulë muzikën pasi ka pretenduar se ëhstë brenda orarit të lejuar.

Por situata ka agravuar në momentin kur kryekamerieri kashtyrë me duar një prej efektivëve. Në këtë moment kanë ndërhyrë edhe efektivët e tjerë dhe kanë marrë nga krahët për ta shoqëruar personin që i kundërshtoi.