Tërhiqet nga gara kandidati i Alibeajt në Gjirokastër

Shemsho Lamaj, kandidat i PD-së zyrtare për bashkinë Gjirokastër, është tërhequr nga gara për zgjedhjet e 14 majit.

Lajmi është bërë me dije nga vetë Lamaj përmes një postimi të gjatë në faqen e tij në Facebook.

“Nuk dua që t’i shërbej përçarjes të së djathtës, sepse ka pasur një rrugëtim të vështirë dhe me shumë pengesa. Me keqardhje, por demokratëve u duhet kohë për të veçuar liderin shpirtëror nga e ardhmja (fali Zot, se nuk dinë se çfarë bëjnë). Nuk dua që të ndizet debat midis demokratëve dhe t’i vendosim epitete të paqena njëri -tjetrit.

Sot jemi në një lëvizje kaotike dhe si intelektual nuk duhet ta nxis kaosin, por të vendos para përgjegjësisë ata që për arsye personale dhe familjare vendosin përballë demokratët”, shkruan mes të tjerash Lamaj.