FOTOT e rralla nga Saranda e viteve 1978: Pa ndërtime e deri tek përshendetjet me grusht tek

Gazetari i njohur nga Saranda Thoma Nika ka ripublikuar në profilin e tij disa pamje nga qyteti i viteve 1978.

Nika ka postuar një status të tijin të botuar më 17 maj 2014.

“Bashke me miremengjesin tim per 17 majin, ju bej dhurate kete fotoalbum, qe vjen si nje fotorrefim i rralle per Saranden e viteve 1978, nga burime shume te rezervuara.
Per ju, qe i keni jetuar ato vite, eshte si nje kthim ne kujtesen dhe kujtimet e 35 viteve qe iken.

Eshte nje kthim ne rinine tuaj dhe ne virgjerine e Sarandes, ne shijen e vertete te jetes dhe te lezeteve te saj.

Ata qe nuk e njohen dot Saranden e ketyre pamjeve, nuk ka mundesi te mos bejne uau. Dhe te pyesin: pse, keshtu ka qene Saranda? Ku jane shezlonget, diskot, baret me mure prej xhami? Ndertimet qe gervishin qiellin, veturat luksoze ku jane?

Po puthjen e papenguar ne bulevard, qe askush nuk e ndeshkon e nuk e qorton ku e keni? Kush ka iPhone, Samsung Galaxy e c’jane?

Nuk pame nje TV led dhe nuk dihet ku kap interneti pa kabell, ku pihet Tekila e behet qejf pa limit???

Ne jemi brezi i fajtoreve pa faj per keto mungesa, sepse jo te gjitha jane shkaterrim i njeriut dhe i Sarandes.

Por shikoni qilimat e bukur qe beheshin ne Saranden tone. Shikoni avionet qe nuk transportojne droge, por sperkatin te mbjellat.
Shikoni vallen e leberve te vegjel, qe nuk e hedhin vetem per Enverin.
Shikoni peshkun, qe ishte i gjithi i “eger”, me cmime te buta.

Pjeshken, qe behej sa grushti dhe jo si sot, qe buaviten nga marifete kimike e hormonale.
Shikoni bistakun e rrushit dhe kokrren e fikut, plot shije vreshte dhe peme.

Shikoni femijet plot shendet natyral e jo me shendet te rreme qe vjen nga fast foode-t. Shikojini keta femije sa i kenaq qyteti, i teri si kopsht femijesh e qe ishte i teri i tyre.
Shikoni si dilte minerali i kripes nga miniera, si rritej midhja ne liqen. Shikoni tokat sa u ngjajne qendismave dhe pikturave.

Shikojini me sa mundim behej gruri e misri i bukes se perditshme.
Si behej djathi qe te shkrinte ne goje e te vente ne shpirt…

Shikojini te gjitha. Dhe mendojeni sa te pamundura jane sot te gjitha keto, per te kuptuar ne thelb se sa e pamundur ishte te organizohej jeta atehere keshtu si sot.
Shikojini, mendojini dhe pastaj na vini faj pse nuk kishim WF”, shkruan Nika. /Sarandanews.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *