Fatbardh Kadilli vjen nesër në Sarandë, takim me antarët e degës

Pas Lulzim Bashës dhe Agron Shehajt, radha për të takuar demokratët e Sarandës e ka kandidati tjetër për kreun e PD-së Fatbardh Kadilli.

Lajmin e ka dhënë sekretarja e degës së PD Sarandë, Matilda Qurku, e cila shkruan se nesër në orën 19:30 Fatbardh Kadilli do zhvillojë një takim me antarët e PD.

POSTIMI

Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike Sarandë,

Në kuadër të procesit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, ditën e martë, datë 01.06.2021, në orën 19:30, në ambjentet “Hotel Mediterrane” do të zhvillohet një bashkëbisedim me z.Fatbardh Kadilli.

Jeni të mirëpritur!