Me hartën para, Gurma dhe Klosi takim mbi manaxhimin e stacioneve të plazheve

Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma ka zhvilluar  një takim së bashku me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit z.Blendi Klosi, Prefektin e Qarkut z.Flamur Mamaj, specialistë të AKB, dhe përfaqësues të Policisë së Shtetit.

Fokusi i bisedës ka qenë mbi manaxhimin e stacioneve të plazheve si dhe zgjidhjen e problematikave të hasura në këtë proçes.

“Me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit z.Blendi Klosi, Prefektin e Qarkut, specialistë të AKB, Bashkisë dhe përfaqësues të Policisë së Shtetit, zhvilluam nje takim mbi manaxhimin e stacioneve të plazheve si dhe zgjidhjen e problematikave të hasura në këtë proçes”, nënvizon kryebashkiaku Adrian Gurma. /Sarandanews.com/