Dhunoi bashkëjetuesen, Policia Delvinës arreston 43- vjeçarin
Komisariati i Policisë Delvinë njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” një shtetas 43 vjeç, banues në Delvinë.
Arrestimi i 43-vjeçarit është kryer pasi sipas policisë, ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
Rastet e dhunës në familje në Delvinë janë shtuar dhe sipas specialistëve shkak kryesor është varfëria dhe papunësia.