Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Sarandë! Nuk ka të lënduar

SARANDË- Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen numër 4 në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e Mikel Steriopulli. Bombolën e gazit ata e kishin në ballkonin e banesës. Nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale.

Arritja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur shuarjen e zjarrit pa marrë  përmasa të rrezikshme.