Deputeti i Sarandës për shkarkimin e Metës nga posti i Presidentit: Sfurkun e Kushtetutës e kemi gati

Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni ka komentuar iniciativën e ligjvënësve për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, për shkak të anshmërisë së hapur politike dhe thirrjeve për dhunë që ai ka manifestuar gjatë kohës së fushatës zgjedhore.

Sipas Hysenit, Meta ka shkelur Kushtetutën që sanksionon se ai duhet të jetë neutral dhe të ketë një rol simbolik në shërbim të unitetit kombëtar. Më tej Hyseni ka shpjeguar procedurën ligjore për të filluar procesin e shkarkimit të kreut të shtetit:

“Është iniciativa e dytë për shkarkimin e Metës. Më herët ishte procedurë kushtetuese, që ishte kërkesë për mundësi shkarkimi. Meta të mos dalë nga binarët, por të bëjë detyrën. Kreu i shtetit ka rol honorifik. Roli bazë i presidentit është të ruajë ekuilibrat e kombit. Kam shprehur mos-pajtimet e mia ndaj pozicionit të presidentit. Ne kemi parim që të respektojmë ligjet dhe Kushtetutën. Veprimet e presidentit janë në kundërshtim me Kushtetutën. Kërkesa për shkarkim mjafton që të plotësohet nga 1/4 e deputetëve, kështu e ka Kushtetuta.

Nuk mjaftohemi dot më me keqardhjen. Shumë thonë edhe pas kamerave se “është çmendur presidenti”, e ndaj duhet të ndërhyjmë. Jemi në kohë që të ndërhyjmë, jemi konform Kushtetutës dhe rregullores. Komisioni i Ligjeve e merr kërkesën dhe Komisioni vendos nëse ka vend për hetim. Meta është i nxjerrë nga Presidenca. Procedura do mbyllet shpejt. Do të dëshiroja që çështja të mbyllet para gushtit apo vjeshtës së këtij viti. PS del me një vendim, ku votohet në Grupin Parlamentar. Të shpëtojmë Metën si lider politik. Meta ka bërë thirrje haxhiqamiliste, për të goditur institucionet, për të mos lejuar “bandat” e Rilindjes apo të policisë. Drejtues të opozitës thanë se do e përsërisin ngjarjen e Elbasanit. Ne ‘sfurkun’ e Kushtetutës e kemi gati dhe nëse janë rrethanat, mund të ndodhë ajo që të pastrojmë ‘barërat e këqija’. Kreu i shtetit duhet të jetë garant i unitetit kombëtar dhe jo të mbajë anë politike, siç ka ndodhur me Metën.

Procesi të mos paragjykohet. Procedura është incicuar nëpërmjet një kërkese, por nesër kryetari i Kuvendit njofton Kuvendin për këtë procedurë, Komisioni i Ligjeve e merr kërkesën, shqyrton ato dhe del me një raport nëse duhet të ngrihet apo jo Komisioni dhe Komisioni dhe do vendoset për ngritjen e këtij Komisioni në afatin e përcaktuar, atëherë do kiemi vijim të procedurës, nëse Komisioni vendos që nuk ka vend për Komision Hetimor do të përfundojë kjo procedurë aty.

Prandaj, iu thashë se përtej analizës që ka kërkesa, kërkesa është etapa e procedurës, e më tej është Kuvendi që me dy të tretat vendos nëse jemi apo jo para rastit për shkarkim të Presidentit. I referohem çdo dëshire të çdo shqiptari për të ecur përpara dhe për të debatuar aty ku nuk biem dakord. Meta aty ka ardhur nga votat tona, në kohën që kë ardhur kemi marrë vendimin e duhur.”- ka thënë mes të tjerash Hyseni për gazetaren Marsela Karapanço.