Zhduket 67 vjeçari nga Delvina

Një i moshuar nga Delvina është zhdukur që prej pasdites së djeshme.

Seit Murto 67 vjeç, banor i qytetit të Delvinës prej pasdites së djeshme rezuton i humbur.

Seiti jetonte prej vitesh i vetëm, ndërsa ishin të afërmit ata që kujdesishin për të, duke i ofruar ushqimin dhe duke e ndihmuar për mirëmbajtjen e shtëpisë, pasi kohët e fundit ishte i sëmurë.

Momenti i fundit që është parë Seit Murto ka qenë pasditja e djeshme dhe prej atij momenti askush nuk di për fatin e tij.