Urdhëri nga Rama, policia në Sarandë shemb një objekt pa leje pranë Manastirit të Shën Gjergjit
Një ndërtim i paligjshëm në territorin e kishës së Shën Gjergjit në Manastir u shemb pas informacionit qe iu percoll kryeministrit.
Mesohet se policia e Sarandës ka shembur ndërtimin pa leje, i cili ishte ndërtuar ditët e fundit në zonën e Manastirit të Shën Gjergjit, ne afersi te aksit nacional rrugor Sarandë – Ksamil.
Burime bene te ditur se gjate turit elekoral ne rajonin e Sarandes, Kryeminitri Edi Rama u kontaktua nga dy klerike te Mitropolise Gjirokaster te cilet i paraqiten ankesen per ndertimin e mesiperm te territorin e Manastirit te Shen Gjergjit, edhe me status Monument Kulture .
Pas denoncimit, Kryeministri ka urdhëruar shembjen e menjehershme te objektit ne ndertim.