Sondazhi i Sarandanews.com/ Bledar Burgjia i Bindjes Demokratike, kandidati më i preferuar nga partitë e vogla në Sarandë

Bindja Demokratike në Sarandë ka caktuar në listën e kandidatëve për deputet një emër mjaft të njohur, Bledar Burgjia, i cili prej vitesh ka qenë i angazhuar në jetën sociale  të qytetit të tij.

Sarandanews.com prej disa ditësh hapi një sondazh se cili është kandidati i tyre i preferuar i partive të vogla, ku nën siglën e Bindjes Demokratike garon Bledar Burgjia, për Nismën Thurje Anduela Ismaili, në Lëvizjen për Ndryshim kandidon Eridion Muho, ndërsa për Lëvizjen Socialiste për Intergrim Dhimitraq Lapa.

Në sondazhin e Sarandanews.com, emri më i votuar që ka fituar garaën është ai i Bindjes Demokratike Bledar Burgjia, i cili ka respektin dhe besimin e shumë qytetarëve sarandiot.

“Bledi e meriton”

“Bledar Burgjia nje personazh pozitiv , energjik dhe i komunikueshem me me te gjithe njerezit  energji pozitive”

“Bledar Burgjia, njeriu i duhur për vendin e duhur dhe në partinë e duhur”, janë disa prej shumë komenteve të qytetarëve që kur vjen puna tek emrat e partive të vogla kanë qenë të prerë për mbështetjen e tyre për kandidatin e Bindjes Demokratike në Sarandë. /Sarandanews.com/