Sondazhi i Sarandanews.com/ Beteja e zonjave, garë e fortë mes Anila Denajt dhe Ina Zhupës për fitoren në Sarandë

Prej më shumë se një javë, Sarandanews.com hapi një sondazh ku vuri përballë dy kandidaturat femra që kandidojnë në qytetin e Sarandës, Anila Denaj nga Partia Socialiste dhe Ina Zhupa nga Partia Demokratike.

Në sondazh i cili ka pasur një audiencë mjaft të lartë, si dhe kanë marrë pjesë me qindar kometues për të shprehur preferencën e tyre për kandidaten që do të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Nga verefikimi i kryer duket qartë që gara mes Anila Denajt dhe Ina Zhupës është tepër e fortë ku votat janë të barabarta.

Gjithashtu, ajo që vihet re është se ka shumë qytetarë që në komentet e tyre në faqen e Sarandanews.com shprehin kritikat e tyre për të dyja kandidatet.

Ata ose sicc njihen ndryshe si elektorati gri janë të pakënaqur si për qeverisjen dhe rolin e opozitës.

Më poshtë është linku i sondazhit ku shihet që gara mes dy kandidatëve është tepër e fortë dhe ende nuk kemi një rezultat paraprak se cila do të jetë e preferuara e qytetarëve sarandiotët.