COVID-19/ 8 raste në Sarandë, në Delvinë asnjë infektuar gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 336 të infektuar dhe 6 viktima nga COVID-19. Numrin më të madh të rasteve pozitive me COVID e mban Tiranë e ndjekur nga Elbasani, Fieri e Shkodra.

Ndërsa viktimat si pasojë e virusit nisin që nga mosha 47-vjeç deri në 83 vjeç. I lartë mbetet dhe numri i të shëruarve në 24 orët e fundit, ku 625 pacientë kanë fituar betejën e tyre me COVID.

Sakaq, nga 2865 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 336 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 

88 raste në Tiranë, 24 në Elbasan, 22 në Fier, 21 në Shkodër, 19 në Korçë, 16 në Berat, nga 14 raste në Durrës, Pogradec, 13 në Kukës, 11 në Gjirokastër, 10 në Vlorë, 9 në Devoll, nga 8 raste në Lushnje, Sarandë, 6 në Lezhë, nga 5 raste në Krujë, Malësi e Madhe, Patos, nga 3 raste në Rrogozhinë, Dimal, Peqin, nga 2 raste në Kurbin, Has, Kavajë, Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Fushë Arrëz, Selenicë, Dibër, Dropull, nga 1 rast në Përmet, Divjakë, Belsh, Kolonjë, Gramsh, Skrapar, Cerrik, Poliçan, Libohovë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Shkodra, të moshuarve 47 – 83 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 276 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 625 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 92,500 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (2 Prill 2021)

Raste të reja ditore        336

Të shëruar në 24 orë     625

Të shtruar në spitale      276

Humbje jete në 24 orë    6

Testime ditore                2865

Testime totale            564,565

Raste pozitive             125,842

Raste të shëruara         92,500

Raste Aktive                31,095

Humbje jete                  2247

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            21739

Fier                 2549

Durrës            1269

Gjirokastër  1253

Shkodër         1186

Vlorë              949

Korçë              769

Elbasan          347

Lezhë             294

Kukës             360

Dibër              326

Berat              54