Zhupa takim me drejtues të PD Sarandë: Jemi të gjithë bashkë për fitoren e 25 Prillit

Kandidatja e PD për Sarandën Ina Zhupa, ka drekuar sot me disa eksponentë të rëndësishëm të degës së PD Sarandë.

Zhupa i ka falenderuar ata për mbështetjen për një fitore me 25 prill.

“Në Sarandë kemi bërë një superekip!

Jemi të gjithë bashkë për fitoren e 25 Prillit.

Jam e provilegjuar që Kreshnik Bozo, Ilir Nikolla, Zana Piro, Skerdilajd Sulozeqi, Klaudja Bajrami, Shpetim Ahmeti, Irini Naci, njerëz të nderuar në Sarandë, po më mbështesin në fushatë dhe po punojmë të gjithë për fitoren e PD.

Vetëm duke qenë bashkë, ne mund të sjellim ndryshimin që shqiptarët duan dhe mezi e presin! Bashkimi bën fuqinë!”, shkruan Zhupa. /Sarandanews.com/