Emri/ Kush është babai i 4 fëmijëve që i dha fund jetës në Sarandë

Një person është gjetur i vdekur në lagjen nr. 4 të Sarandës, ndërsa nga informacionet e para flitet për një person të vetëvrarë.

Mësohet se 47-vjeçari Lavdosh Beshiku, baba i katër fëmijëve vuante prej kohësh nga depresioni.

50-vjeçari nga Tepelena e ka kryer aktin e rëndë të vetësakrifikimit në ballkonin e shtëpisë. Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje.

“Në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.4 Sarandë, dyshohet se është vetëvarur në banesën e tij shtetasi L. B., 47 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave”, thuhet në njoftimin e policisë.