Ngjarje e rëndë në Delvinë, vetëhelmohet me klor babai i 4 fëmijëve
Një burrë i moshës rreth 45 vjeç, baba i 4 fëmijëve, ka tentuar të vetëflijohet duke pirë klor ditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Delvinës dhe paraprakisht mendohet se shkak ka qenë varfëria e tejskajshme.
Pas paraqitjes në spitalin e Delvinës, babai i 4 fëmijëve është transportuar në spitalin e Sarandës, pasi gjendja e tij paraqitej e rënduar.